LajmeRajon

Samiti i NATO-s/ Kryeministri Rama mbërrin në Ankara, takohet me Sekretarin Mark Rutte

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Samitin e NATO-s, ku është pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte.

Sipas agjendës, Rama dhe do të marrë pjesë në sesionin e punimeve me liderët e shteteve aleate.

Në Ankara, Kryeministri Rama do të zhvillojë gjithashtu një takim dypalësh me Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdogan.

Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë Samit rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë si një aleate aktive dhe e besueshme në NATO, si edhe kontributin e saj në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk