LajmeMaqedoni

Ministri Sali lëshon në përdorim dy aparate EHO në spitalin e Tetovës në vlerë prej 160 mijë euro

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Spitalin e Tetovës, kanë lëshuar në përdorim dy aparate EHO në vlerë prej 160 mijë euro.

“Sot kisha kënaqësi që, bashkë me drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Tetovës – Dr. Amir Elezi, t’i lëshojmë në përdorim dy aparate EHO, në vlerë prej 160.000 eurosh, që do të jenë në shërbim të këtij spitali dhe, natyrisht, për të mirën e përgjithshme të pacientëve të zonës së Pollogut.

Në këtë mënyrë lehtësohet dukshëm puna e mjekëve, shkurtohet koha e pritjes dhe, përfundimisht, ngrihet cilësia e shëndetit.


Ashtu siç e kemi thënë gjithnjë, për ne mbi të gjitha është shëndeti i pacientëve dhe mirëqenia e tyre, andaj ndjehem mirë që kemi mundësi të ndihmojmë edhe në këtë mënyrë për shëndetin e tyre”, ka shkruar Sali. /SHENJA/

Show More

Related Articles

Back to top button