LajmeMaqedoni

Parashikimi i motit për sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe kushte për stuhi të izoluara me breshër. Do të ketë erë të dobët deri në mesatare, dhe herë pas here të fortë nga veriperëndimi.

Temperatura pritet të lëvizë nga 12 deri në 37 gradë Celsius.
Në Gostivar paralajmërohet edhe mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite, në pjesë të luginës do të ketë paqëndrueshmëri me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Temperaturat priten nga 16 deri në 35 gradë Celsius.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk