BotaLajme

Rritet në 5.346 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

Numri i viktimave nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 5.346, tha të martën presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez, transmeton Anadolu.

Rodriguez postoi një tabelë në platformën e mediave sociale amerikane X, duke treguar se gjithsej 16.740 persona janë lënduar nga lëkundjet e fuqishme.

Ai tha se autoritetet kanë ndihmuar 128.324 familje dhe kanë krijuar 107 kampe të përkohshme ku strehohen 21.235 njerëz ndërsa 17.907 mbeten pa strehim të përhershëm.

Rodriguez tha se tërmetet dëmtuan 856 ndërtesa, përfshirë 190 që u shembën.

Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, goditën vendin e Amerikës së Jugut më 24 qershor.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk