
Është tensionuar protesta në Shqipëri para Kuvendit ku pritet të mbahet seancë.
Protestuesit tentuan që të kalojnë gardhin metalik të vendosur nga policia, ndërkohë që policia iu kundërpërgjigj me sprej me piper dhe me ujë.
Protestuesit më pas qëlluan me vezë dhe domate në drejtim të efektivëve, ndërsa Top Channel raporton se dyshohet për dy policë të lënduar, të cilët u shoqëruan me ambulancë.
Po ashtu, në media po raportohet edhe për protestues të lënduar nga spreji i policisë.
Protestuesit gjithashtu thonë se deputetët janë “përfaqësues të krimit” dhe thonë se ata nuk i përfaqësojnë.



