LajmeMaqedoni

BDI: Pranimi i VLEN-it se është “tmerrësisht i dobët” në Qeveri, është alarm për çdo shqiptar

Nga BDI thonë se pranimi publik nga përfaqësues të VLEN-it se janë “tmerrësisht të dobët” brenda Qeverisë nuk është arsyetim, por dëshmi e dështimit të plotë politik.

Sipas tyre, në një kohë kur rajoni po ecën përpara, Maqedonia e Veriut po mbetet gjithnjë e më e izoluar, ndërsa pozita politike dhe institucionale e shqiptarëve po degradohet çdo ditë.

“Përfaqësimi po zvogëlohet, gjuha shqipe po përjashtohet, institucionet po mbyllen për shqiptarët dhe çdo arritje e ndërtuar ndër vite po vihet në pikëpyetje. VLEN-i nuk mund të arsyetohet me forcën e OBRM-PDUKM-së. Qytetarët kanë të drejtë të pyesin: nëse jeni kaq të dobët, përse vazhdoni të qëndroni në Qeveri dhe kujt po i shërben pjesëmarrja juaj?”.

“Në të njëjtën kohë, opinioni publik kërkon përgjigje serioze për akuzat gjithnjë e më të shpeshta për përqendrimin e ndikimit ekonomik, tenderëve dhe interesave të biznesit rreth rrethit të ngushtë familjar e politik të Izet Mexhitit në Shkup dhe më gjerë. Këto dyshime duhet të marrin përgjigje transparente dhe institucionale. Ky kombinim i dobësisë politike, degradimit të pozitës së shqiptarëve dhe dyshimeve për përfitime private është alarm që duhet ta mobilizojë secilin qytetar”, thonë nga BDI.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk