FC Shkupi është mundur 3:1 nga Shamrok Rovers, në ndeshjen e parë të raundit të tretë eliminator të Liga Evropës. Njëjt si në ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit, të përzgjedhurit e Gone Sedlloskit treguan karakter, megjithatë ishin të pafat.
Pjesa e parë foli për vendasit të arritën të shënojnë dy herë me anë të Burk dhe Bats.
Në minutën e 77-të braziliani Kueven shënon një super gol nga distance duke zbutur shifrat në 2:1. Deri në fund Shkupi mbeti vetëm me 10 lojtar në fushë, pasi Hamidi u përjashtuar nga loja, teksa këtë gjë më së miri e shfrytëzuan vendasit të cilët gjetën rrjetën edhe njëherë me autor O’Nil i cili fiksoi rezultatin përfundimta në 3:1.
Ndeshja e kthimit në mes Shamrok Rovers dhe Shkupit do të luhet pas 5 ditëve në stadiumin “Todor Proeski” me fillim në orën 21:00.
Hasani shënon gol për 27 sekonda!
Shkëndija e Tetovës dhuroi një paraqitje mbresëlënëse në transfertë ndaj skuadrës suedeze AIK në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Conference League. Kuqezinjtë tetovarë, të drejtuar nga Artim Shaqiri barazuan 1-1 në këtë sfidë, por meritonin shumë më tepër për atë që dhuruan në fushë, pasi përveçse shënuan që në sekondën e 27-të me “Buba” Hasanin, krijuan momente të tjera për gol në portën e kundërshtarëve me Hasanin, Gurin, Dorienin dhe Vagner, por pa mundur të shënonin një tjetër gol. Ndërkohë golin e barazimit për skuadrën vendëse e shënoi Guidetti me kokë në minutën e 17-të.
Tashmë beteja për kualifikimin zhvendoset në stadiumin e “Todor Proeski”, pas një jave, ku Shkëndija do të kërkojë me ngulm fitoren.