LajmeRajon

Polici që shkaktoi tragjedinë në Himarë del sot para gjykatës, kjo është akuza ndaj tij

Ish-efektivi Arjan Tase do të dalë sot në orën 10:30 para Gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë.

Ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Tase u arrestua 3 ditë më parë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në plazhin e Potamit ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje në breg të detit nga skafi i fuqishëm që drejtohej prej tij.

Një ditë më parë Prokuroria e Vlorës rrëzoi të gjithë hetimin e bërë nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore për Arjan Tasen, për të cilin ngriti akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Akuza e qytetit bregdetar ka dërguar dosjen në gjykatë dhe mbi Tasen ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje.

Neni 76 i kodit penal parashikon që kjo vepër penale të dënohet me burg nga 10 deri në 20 vite.

Vajza 7-vjeçare e familjes Avdia humbi jetën mesditën e 2 gushtit në Himarë, teksa pushonte me familjen e saj.

E mitura u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga mjeti i fuqishëm motorik që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase./Euronews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button