Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari dhe kryetari i Bordit të Drejtorëve të Aeroporteve të Malit të Zi Eldin Dobarxhiq, nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit.
Memorandumi përcakton disa fusha në të cilat planifikohen realizime të aktiviteteve të përbashkëta:
Fillimi i aktiviteteve të përbashkëta në fushën e turizmit dhe trafikut ajror, si dhe në fusha të tjera që janë segmente vendimtare për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Ulqinit dhe Shtetit të Malit të Zi;
Përgatitja, prezantimi dhe zbatimi i projekteve me interes të ndërsjellëte të cilat zhvillohen në kuadrin e organizatave dhe nismave ekzistuese, si dhe prezantime të përbashkëta ndaj palëve të treta të interesuara për realizimin e investimeve në infrastrukturë;
Avansimi dhe përmirësimi i kapaciteteve në nivel lokal dhe shtetëror në fushën e turizmit dhe trafikut ajror, si dhe promovimi i ofertës turistike të Ulqinit dhe Shtetit të Malit të Zi.
Kjo ka krijuar bashkëpunim që në mënyrë serioze dhe institucionale do të shikohen mundësitë e valorizimit të potencialit turistik të komunës së Ulqinit dhe shtetit të Malit të Zi, në veçanti në fushën e trafikut ajror.