Riki Puig është lojtari më i ri i LA Galaxy. 22-vjeçari konsiderohej si e ardhmja e katalanasve, por shkëlqimi i tij u “zbeh” shpejt.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ekipi amerikan, me anë të një postimi në faqen e tyre në Twitter.
Lojtari nuk ishte pjesë e planeve për Xavi Hernandez, ndaj zgjodhi transferimin drejt Major League Soccer. Mesfushori ka nënshkruar për 3 vite me LA Galaxy.