GostivarLajme

Kryetari Taravari vizitoi komunën e Klinës

Me ftesë të kryetarit të komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj, kryetari i komunës së Gostivarit z. Arben Taravari i shoqëruar nga drejtori i ndërmarrjes “Komunalec”- Gostivar, Faton Bilalli, ka qëndruar për vizitë kthyese në këtë komunë.

” Në takimin tonë vëllazëror, potencuam se bashkëpunimi ekonomik, kulturor dhe idetë e shkëmbimet e përbashkëta në më shumë fusha, janë imperativ për zhvillimin e dy qyteteve tona dhe qyteteve shqiptare në përgjithësi në rajon. Diskituam edhe për shkëmbimin e përvojave në funksionimin sa më efikas të ndërmarrjeve komunale në të dy komunat” , thuhet në njoftimin e kryetarit Taravari.

Kryetari Taravari si mjek me profesion, ka vizituar edhe Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Klinë, me çrast së bashku me kryetarin e Klinës z. Zenun Elezaj kanë vërtetuar faktin se menaxhimi i Qendrave Primare nga ana e pushtetit lokal, mundëson shërbime më ciësore për qytetarët.

Ndryshe takimi i kryetarëve të Gostivarit dhe Klinës pritet të shërbejë edhe për afrim dhe vizita të ndërsjella të qytetarëve të Klinës dhe Gostivarit.

Show More

Related Articles

Back to top button