Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka zhvilluar dje kontroll të intensifikuar në gjithë territorin e vendit, për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, ku janë sanksionuar 147 drejtues mjetesh.
Prej tyre, tetë automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, dhe dy automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se e lejuara.
Kështu, 31 drejtues mjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara, kurse 116 në vende të pabanuara.
Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.