Reprezentuesi anglez Kalvin Phillips po konsiderohet nga Manchester City si zëvendësues i Fernandinhos, që u largua nga Etihad pas nëntë vitesh.
Sipas Mirror, mesfushori 26-vjeçar i Leeds, i vlerësuar me 50 milionë funte, thuhet se konsiderohet Pep Guardiola kandidat për t’iu bashkuar Cityt këtë verë.
Mesfushori i dalë nga Akademia e Leeds bëri debutimin e tij me ekipin e parë në 2015. Ai ka 213 ndeshje me Leeds, ku ka realizuar edhe trembëdhjetë gola.