Pjesë e shkollës verore që sivjet për herë të parë organizohet në Gostivar, do të jenë edhe nxënësit e shkollës fillore të fshatit Çajlë. 22 nxënëse pranë kësaj shkolle do të marrin pjesë vetëm në aktivitete kulturore të cilët janë pjesë e grupit për vallzim modern. Që ata të dallohen se nga cila shkollë vijnë, kryetari i Bashkësisë Lokale të Çajlës, Sinan Elezi, u ka sigruar atyre uniforma përkatëse me emrin “Jerusalema”, ashtu siç quhet grupi i vallëzimit pranë shkollës së fshatit Çajlë.
“Fillimisht dua t’i falenderohem Komunës së Gostivarit që ka marrë iniciativë që të gjitha shkollat të marrin pjesë gjatë muajve verore nëpër aktivitete. Aty merr pjesë edhe shkolla fillore e fshatit Çajlë për çka e falenderojë edhe drejtoreshën e shkollës Qefsere Sinani Velija. Ajo më sqaroi se nxënësit tanë kanë nevojë për uniforma për vallëzim modern. Unë personalisht e mora përgjegjësi që t’i sigurojë këta uniforma dhe këtë e bëjë me kontributin tim personal. Dëshirojë që nxënësit e shkollës së fshatit Çajlë të kenë angazhime shtesë dhe dua që ata në këto aktivitete kulturore të duken sa më mirë”, deklaron Sinan Elezi, kryetar i B.L të fshatit Çajlë.
Elezi i ka uruar suksese shkollës së fshatit Çajlë në shkollën verore, ndërsa shprehet i gatshëm që për çdo nevojë shtesë që mund të ketë shkolla, të ndihmojë edhe në të ardhmen.
“Do të marrin pjesë 22 nxënës – balerina nga shkolla jonë, që kanë treguar suksese dhe ne vedosëm që ata t’i kenë uniformat e shkollës së fshatit Çajlë. Kemi siguruar 44 maica që të kenë edhe nga një shtesë. Duam ata të dallohen se vijnë nga shkolla fillore e fshatit Çajlë”, deklaron Sinan Elezi, kryetar i B.L të fshatit Çajlë.
Shkolla verore ku do të marrin pjesë të gjitha shkollat fillore të Gostivarit nisë nga 1 korriku dhe do të zgjasë deri me 15 gusht. Gjatë asaj periudhe, nxënësit do të zhvillojnë aktivitetet të ndryshme socio-kulturore dhe sportive.