BotaLajmeRajon

Deputeti ukrainas dorëzon rezolutë në Parlamentin e Ukrainës, kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka dorëzuar dje një draft-rezolutë në organin ligjvënës ku bëhet thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Deputeti Goncharenko ka bërë publike inciativën e tij në rrjetin social Twitter, duke shkruar se shpreson që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur.

“Dorëzova në Parlamentin ukrainas një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të përkrahë demokracinë kudo në botë. Shpresoj që Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur”, ka shkruar ai.

Goncharenko gjatë javës së kaluar pas tensioneve në veri të Kosovës, ka thënë se nëse Serbia pushton vendin, Ukraina duhet t’i mbrojë kosovarët.

Goncharneko shkroi se Ukraina është gati të veprojë me trupat e saj në terren.

“Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet t’i mbrojmë kosovarët. Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive. Pikërisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali trojan i Putinit në Evropë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, ka thënë ai.

https://help.twitter.com/en/twitter-for-websites-ads-info-and-privacy

Show More

Related Articles

Back to top button