LajmeRajon

Sherr me armë zjarri në Kosovë, një viktimë dhe dy të plagosur

Një person ka vdekur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që u raportuan mbrëmjen e së premtes, 5 gusht në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan, Kosovë.

Sipas policisë pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të burra kanë qëlluar me armë zjarri dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Njoftimi i policisë

“VRASJE E RËNDË & LËNDIM I RËNDË TRUPOR-Rr. L. Prizrenit, Lipjan 05.08.2022-23:40. Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali. Dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

/Abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button