GostivarLajme

Shkolla e mesme ekonomike shënoi diplomimin e gjeneratës 2018/22

Maturantët e shkollës së mesme ekonomike të Gostivarit me një ceremoni modeste kanë shënuar përfundimin e shkollimit të mesëm. Ceremonia e cila u zhvillua në oborrin e shkollës, kulmoi me këngë e valle.

Drejtori dhe zv.drejtori i kësaj shkolle Mihajllo Gjinoski dhe Shpëtim Elezi, pasi uroi maturantët për mbarimin e shkollimit të mesëm, u bëri thirrje atyre që mos heqin dorë nga vazhdimi i studimeve, parësisht pengesave që mund t’u dalin gjatë rrugëtimit të tyre të ardhshëm të dijes.

“Është një nderë dhe kënaqësi e veçantë për mua që në emrin tim dhe emrin e të gjithë të të punësuarve të shkollës që në këtë ditë të veçantë dhe e fundit për ju të dashur maturantë në këto banka shkollore, të ju dëshirojë para së gjithash fat në jetë. Katër vite kaluan shumë shpejtë, të gjitha ditët ishin të ndryshme të muishura me gjëra të bukura, surpriza dhe sfida, por para të gjithave bashkë dolëm më të fortë dhe me më përvojë. Te çdo njëri te ju arritëm të përcjellim dije të cilën besoj se do të vazhdoni ta ndërtoni edhe më shumë në të ardhmen në universitetet e vendit dhe mbarë botën”, deklaroi drejtori i shkollës Mihajllo Gjinoski.

“Ju urojë ngorhtësisht për të gjitha të arriturat e juaja të deritanishme dhe për kontributin tuaj që keni dhënë në këtë episod jetësorë. Ishim dëshmitarë se ju gjatë këtyre viteve jeni përballuar me sporva të natyrave të ndryshme, por përsëri ia dolët, arritët suksese në mabrimin e shkollës së mesme dhe dhatë kontribut në formësësimin tuaj intelektual”, deklaroi Shpëtim Elezi, zv. drejtor i shkollës së mesme ekonomike.

Nxënësi Armend Seferi emocionoi të gjithë të pranishmit me fjalimin e tij. Ai tha se ditët e kaluara bashkë me bashkëmoshatarët dhe profesorët e tyre kurrë nuk do të harrohen në jetën e tyre.

“Sot qendorjë këtu para jush dhe aq sa ndijehem i lumtur, po aq ndjehem edhe i mallëngjyer. Jam i lumtur se kjo ditë është një përmbyllje kaq e bukur e katër viteve të kaluara, për të cilat ne padyshim dhamë mundin tonë. Njëkohësisht ndjehem i trishtuar sepse qëllimi tjetër i kësaj dite është edhe një përshëndetje, një përshëndetje me ata të cilët bënë që këto katër vite të jenë kaq të bukura. Sot jemi këtu për të thënë një falenderim profesorëve: Faleminderit profesor! Ju nuk na pajisët vetëm me dije por bëtë që në sirtarin tonë të leni gjurmë dhe njëkohësisht dhe të kërkojë falje eventualisht nëse ndonjëri prej nesh ka gabuar ndaj jush. N’a falni profesorë! Gjenerata jonë 2018/2022 në kohë pandemie humbëm shumë, shoqërimet, ekskursionet, kujtimet e ditëve të fundit të kaluara në shkollë, por kuptuam se gjithçka mund të organizohet dhe reralizohet dhe mbi të gjitha është shëndeti dhe jeta e njeriut”, tha mes tjerash Armend Seferi, maturant pranë shkollësa së mesme ekonomike.

Maturantët e kësaj shkolle i përshëndeti edhe Sherif Miftari, drejtor i Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnime. Miftari i cili ka qenë pjesë e stafit të mësimdhënësve pranë kësaj shkolle uroi maturatët që rrugëtimi i tyre në të ardhmen të jetë pa asnjë barrierë.

“Shkollën e mesme ekonomike komunale e ndjejë si shtëpinë time të dytë duke pasur pararyshë që këtu kalova 17 vite. Sot mbahen me dhjetëra evente të ndryshme në nivel republikan ku isha i ftura, por zgjodha shkollën e mesme ekonomike profesionale për të ardhur e të ju përshëndesë e kënaqem kur ju shoh në këtë formë. Dua në fund që në emër të Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnime dhe në emrin tim të ju përshëndes dhe të ju urojë maturën”, deklaroi Sherif Miftari, drejtor i Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnime.

Në ceremoni mori pjesë edhe një delegacion nga Komuna e Gostivarit, udhëhequr nga Përgjegjësja për Arsim, Aslian Snopçe. Në fund të ceremonisë për nxënësit e dalluar Eleonora Sotiroivska, Armend Seferi dhe Semir Sulejmani, udhëheqësia e shkollës ndau mirënjohje. Ndryshe, shkolla e mesme ekonomike sivjet numëronte 77 maturantë të cilët siç e do tradita e mbyllën festën e tyre me hedhje të kapelave.

Show More

Related Articles

Back to top button