LajmeMaqedoni

Kapitulli i 31-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Politikat e jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union.

Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj. Telegrafi Maqedoni do t’iu informojë për përmbajtjen e secilit kapitull nëpër të cilët duhet të kalojë Maqedonia e Veriut.

Kapitulli i 31-të: Politikat e jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes

Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë (CFSP) dhe politika evropiane e sigurisë dhe mbrojtjes (ESDP) bazohen në akte ligjore, duke përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare ligjërisht të detyrueshme dhe dokumente politike. Acquis përbëhet nga deklarata politike, veprime dhe marrëveshje. Shtetet anëtare duhet të jenë në gjendje të zhvillojnë dialog politik në kuadrin e CFSP, të përafrohen me deklaratat e BE-së, të marrin pjesë në veprimet e BE-së dhe të zbatojnë sanksionet dhe masat kufizuese të dakorduara. Vendeve aplikuese kërkohet që në mënyrë progresive të harmonizohen me deklaratat e BE-së dhe të zbatojnë sanksione dhe masa kufizuese kur dhe ku kërkohet.

Ndryshe, përveç kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet, për të mos pasur pengesa në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Show More

Related Articles

Back to top button