Dy anije, një ruse dhe një ukrainase me grurë mësohet se janë nisur drejt portit të Durrësit.
Gazetari i Ora News bëhet me dije se anija ruse është nisur nga porti Novarusisk drejt Durrësit
Ukraina, një nga eksportueset më të mëdha në botë të drithërave, ishte detyruar të ndalonte pothuajse të gjitha dërgesat në vazhdën e pushtimit rus që nisi në shkurt për shkak të një bllokade nga flota ruse e Detit të Zi.
Ndalimi i dërgesave të drithërave nga Ukraina kontribuoi në një rritje të çmimeve globale të ushqimeve dhe shkaktoi shqetësim në lidhje me vendet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë që merrnin mjaftueshëm grurë dhe mallra të tjera për të ushqyer popullsinë e tyre.
Për të mbikëqyrur eksportet e drithit ukrainas, një qendër e përbashkët koordinimi në Stamboll nisi punën zyrtarisht më 27 korrik, e përbërë nga përfaqësues nga Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina, për të mundësuar transportin e sigurt nga anijet tregtare të mallrave ushqimore komerciale dhe plehrave nga tre portet ukrainase të Detit të Zi.