LajmeMaqedoni

VMRO fton pushtetin të pranojë zgjedhje të parakohshme dhe referendum

VMRO-DPMNE-ja fton pushtetin të respektojë vullnetin e shumicës së qytetarëve dhe të pranojë zgjedhje të parakohshme dhe referendum, shkruan Alsat.

Sipas tyre, të gjitha anketat e fundit të cilat janë edhe të besueshme, nxjerrin opozitën maqedonase fituese me një përparësi të theksuar.

Deri tani, LSDM-ja nuk pranon as zgjedhje të reja dhe as referendum për përmbajtjen e kornizës negociuese.

“Dëshmia më e mirë se numrat janë të vërteta është fakti që pushteti i drejtuar nga LSDM-ja dhe BDI-ja ik nga dy çështje kryesore në të cilat do të mund të shihet qartë vlerësimi i qytetarëve. E para janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe i dyti është referendum në të cilin qytetarët masivisht do ta refuzojnë propozimin bullgar. Këto janë dy forma të demokracisë së drejtpërdrejtë ku qytetarët do ta thonë më mirë vlerësimin e tyre. I ftoj për këtu, në Prilep të pajtohen edhe për zgjedhje të parakohshme edhe për referendum”, tha Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE./ Alsat.mk/

Show More

Related Articles

Back to top button