Zjarri në afërsi të fshatit Furkë nuk po digjet më në mënyrë aktive, ai është lokalizuar që nga dje në orën 19:00.
Ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë mbetur në terrën, ndërsa të tjerët janë tërhequr, ndërsa sot në mëngjes zjarri është duke u shuar pothuajse plotësisht, tha Qendra për Menaxhimin e Krizave.
Zjarri në pyll në malin mes fshatrave Vapilë dhe Rasino të Ohrit është ende aktiv.
Pylli vazhdon dhe po digjet.
Pas njoftimit për zjarr në afërsi të Nikushtakut të Kumanovës, zjarrfikësit nga Likova janë në terren.
Zjarri ka rënë edhe në afërsi të fshatit Dobroshincë, ku po digjet deponia.
Është njoftuar edhe qendra e zjarrfikësve – Strumicë që të ndërmarrë masa të mëtutjeshme për shuarjen e zjarrit, thuhet në njoftimin e sotshëm të Qendrës për Menaxhim më Kriza.
Sipas informacioneve të marra nga kujdestari në njesitin e zjarrfikësve në Kërçovë në fshatin Drugovë të Kërçovës është djegur një hambar, si dhe është kapluar nga flakët dhe një shtëpi.
Zjarrfikësit nga Kërçova dje me dy makina zjarrfikëse dhe tetë zjarrfikës kanë qenë në intervenim me zjarr.