BotaLajmeRajon

Ukraina drejt njohjes së Kosovës!/Rezoluta në parlament, Kievi ndryshon qëndrim!

Pas mbështetjes së vazhdueshme nga Prishtina zyrtare, një deputeti i Parlamentit të Ukrainës, ka dorëzuar në Kuvend një draft-rezolutë për njohjen e pavarësinë e Kosovës. Deputeti Oleksiy Goncharenko thotë përmes një reagimi në Tëitter se rezoluta do të diskutohet se shpjeti nga ligjvënësit ukrainas. Ai thotë se Ukraina do të mbështesë demokracinë kudo në botë dhe se shpreson që vendi i tij të njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur. Deputeti ka publikuar po ashtu një hartë në Facebook me vendet të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës bëri që shumica e vendeve të Evropës e botës t’i dalin në krah shtetit ukraianas. Në mesin e këtyre vendeve është edhe Kosova, edhe pse Ukraina nuk e njeh atë si shtet të pavarur. Drejtuesit e shtetit rusë e kanë përdorur si shembull rastin e Kosovës që edhe dy rajonet ruse që ndodhen brenda territorit të Ukrainës meritojnë pavarësi, gjë që iu njoh ditë më parë nga Rusia. Kjo është edhe një nga arsyet pse Ukraina vazhdon të ketë qëndrim kundër pavarësisë së Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button