LajmeSport

Superkupa e Europës, Ancelotti nuk kursehet, Real Madrid me më të mirët

Real Madrid do të masë forcat nesër me Frankfurtin në orën 21.00 në Finlandë, në kuadër të finales së Superkupës së Europës. Trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti ka bërë publike listën e të ftuarve, ku i ka thirrur të gjithë më të mirët. Në dispozicion të teknikut do të jenë edhe afrimet e kësaj merkatoje vere si Tchouameni, Camavinga dhe Rudiger.

Real Madrid është favorite absolute për të triumfuar, por futbolli ka treguar se mund të ketë surpriza. Sfida do gjykohet nga anglezi Oliver.

Portierë: Courtois, Lunin, Luis Lopez;

Mbrojtës: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Odriozola, Rudiger, Mendy;

Mesfushorët; Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Lucas, Tchouameni, Ceballos, Camavinga;

Sulmues: Hazard, Benzema, Asensio, Vini Jr., Rodrygo, Mariano.

Show More

Related Articles

Back to top button