Kryeministri Edi Rama zgjodhi t’i urojë ditë të mbarë ndjekësve të tij në rrjetet sociale me lajmin në lidhje me turistët e huaj në Shqipëri.
Kreu i qeverisë thotë se gjatë këtyre ditëve në portin e Durrësit ka pasur prurje të jashtëzakonshme dhe në këtë sezon turistik po shënohen shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj jashtë çdo parashikimi.
“Dhe me prurjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve në Portin e Durrësit, në një sezon turistik që po shënon shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj, jashtë çdo parashikimi, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Sipas të dhënave nga sistemi TIMS i Policisë së Shtetit, nga data 1 deri në 8 Gusht kanë hyrë në territorin e vendit tonë 494 mijë qytetarë të huaj.
Për të njëjtën periudhë një vit më parë, numëroheshin mbi 431 mijë turistë të huaj. Ky është edhe numri me i lartë i hyrjeve në javën e parë të gushtit të përllogaritur në 4 vitet e fundit./tvklan.al/