LajmeMaqedoni

RMV, matura shtetërore: sot testi i gjuhës amtare, ndërsa të premten lënda zgjedhore

Maturantët e vitit shkollor 2021/2022 të cilët nuk e kanë kaluar maturën shtetërore në sesionin e qershorit ose nuk e kanë mbaruar plotësisht, sot dhe ditën e premte (12 gusht) do tu nënshtrohen dy provimeve eksterne në periudhën e provimeve të gushtit, transmeton Portalb.mk.

Provimi i parë ekstern (i detyrueshëm) është për gjuhën amtare (maqedonisht, shqip ose turqisht) dhe letërsi, kurse provimi i dytë ekstern është zgjedhës nga lëndët: matematikë, gjuhë e huaj (anglisht, frëngjisht, gjermanisht ose rusisht), estetikë dhe filozofi.

Qendra shtetërore e provimeve muajin e kaluar njoftoi se rezultati mesatar i dy provimeve eksterne të mbajtura në qershor ishte 3.78 dhe ishte më i lartë se vitin e kaluar shkollor 2020/2021 kur ishte 3.61.

Në maturën shtetërore gjatë provimeve të qershorit janë regjistruar 15.899 kandidatë (7.135 nga shkollat ​​e mesme, 8.504 nga shkollat ​​profesionale dhe 260 nga shkollat ​​artistike).

Këtë vit matura shtetërore u realizua sipas marrëveshjes me gjimnazistët, pra dy lëndë eksterne, dy interne dhe një detyrë projektuese dhe sipas programeve të provimeve të shkurtuara.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk