Që nga kjo e hënë qytetarët nga Bosnjë Hercegovina do të mund të përdorin kuponët turistikë me anë të të cilave mund të blejnë karburante për udhëtime për pushime në një distancë prej 200 km.
Vendimi ishte marrë para disa javësh, por tashmë këto kuponë janë zyrtarisht në dispozicion të qytetarëve nga kjo e hënë deri më 30 Dhjetor të këtij viti. Numri i përgjithshëm i kuponëve të disponueshëm që do t’u ofrohen qytetarëve është 10,000 ndërsa aplikimet po kryhen online.
Kupon turistik nuk disponohet në formë fizike, nuk mund të mbahet, transferohet, dhurohet apo shitet. Ai aktivizohet kur blihet një nga paketat turistike.
Zyrtarët boshnjakë besojnë se ky do të jetë një lehtësim i konsiderueshëm në këtë situatë me rritje çmimesh. Kjo është ndihma për qytetarët, nga ana tjetër nga jashtë është edhe një mbështetje e rëndësishme për turizmin e brendshëm dhe ekonominë vendase.
Edhe qeveria greke ka shpërndarë kuponë me vlerë 150 euro për të gjithë qytetarët, në mënyrë që të lehtësojë shpenzimet dhe t’u mundësojë të gjithëve pushime.
Ky kupon do të përdoret vetëm për të paguar akomodimin gjatë pushimeve, dhe jo për shpenzime të tjera. Për personat me aftësi të kufizuara ne Greqi ndihma financiare për të kaluar pushimet llogaritet në 200 euro.
Klan News