LajmeRajon

Shqipëria “garanton” energjinë dhe ushqimin nga Turqia

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar sot Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë vizitës së tij në Ankara, Rama është pritur në takim nga Erdogan ku ka folur për projekte konkrete për përballimin e krizës.

“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdogan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama ka shpërndarë edhe një foto duke shtrënguar duart me presidentin turk. /arbresh.info/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=607363777425954&set=a.400250428137291&type=3

Show More

Related Articles

Back to top button