LajmeMaqedoni

ESHS: Më pak produkte pyjore, shitje më e madhe e asortimenteve pyjore

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, prodhimi i përgjithshëm i asortimenteve pyjore në pyjet shtetërore gjatë tremujorit të dytë – T2 të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, është zvogëluar për 4.4%.

Rritje në prodhimet pyjore është vërejtur te druri i minierave nga trungjet halore dhe gjetherënëse, drurët e tjerë të rrumbullakët halorë, dru zjarri nga speciet halore dhe drurë të tjerë të përpunuar përafërsisht, trungje, shtylla druri dhe kunje.

Zvogëlimi i prodhimit pyjor është vërejtur te trungjet nga speciet halore dhe gjetherënëse, drurët hapësinorë nga speciet halore dhe dru zjarri nga speciet gjetherënëse.

Në të njëjtën periudhë, shitja e asortimenteve pyjore është në 131 587m3, dhe shënon rritje për 1.4%.

Show More

Related Articles

Back to top button