LajmeMaqedoni

Diçka e re në vitin e ardhshëm shkollor: Fëmijët e klasës së parë dhe të dytë do të mësojnë shah

Shkup, 11 gusht – Nga viti tjetër shkollor, shahu do të jetë lëndë zgjedhore për fëmijët e klasës së parë dhe të dytë. Kështu ka konfirmuar Federata e Shahut të Maqedonisë, pasi programi i tyre është pranuar nga Byroja për Zhvillim në Arsim. Për fillim, do të përfshihen vetëm këto mosha, sepse kështu lejohet me planin dhe programin mësimor, informon Zhurnal.

“Disa vite po përpiqemi të vendosim shahun si lëndë zgjedhore, pas shembullit të disa vendeve tjera si përshembull Polonia dhe Anglia. Këtë vit morëm qasje pozitive nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe ministrit Jeton Shaqiri, e kështu filloi e gjithë iniciativa. Shahu ka shumë përfitime. Fëmijët që e mësojnë shahun nga mosha të reja kanë koncentrim më të madh, mendim më logjik, më të mirë janë në zgjidhjen e problemeve, analizave dhe ngjashëm”, thonë nga federata e shahut.

Programi për shah në shkolla është përpunuar në bashkëpunim me mjeshtrin ndërkombëtar Orce Dançevski, i cili mbanë orë për shah në shkollën fillore “Jahja Kemal”, ku tanimë disa vite shahu është lëndë obligative për fëmijët e klasës së parë, të dytë dhe të tretë./Zhurnal.mk

Show More

Related Articles

Back to top button