LajmeRajon

U largua nga korniza mbikqyrëse e BE-së, Greqia del nga kriza e borxheve

Komisioni Evropian njofton se Greqia ka përmbushur pjesën më të madhe të angazhimeve financiare, duke shënuar në këtë mënyrë fundin zyrtar të krizës së borxheve që nisi në vitin 2010. Dhe për këtë Brukseli njoftoi ndërprerjen e mbikëqyrjes së buxhetit të qeverisë greke.

Greqia ka përmbushur pjesën më të madhe të angazhimeve financiare duke shënuar fundin zyrtar të krizës së borxheve që nisi në vitin 2010.

Lajmin e bën me dije Komisioni Evropian, i cili njoftoi ndërprerjen e mbikëqyrjes së buxhetit të qeverisë greke.

Ky hap shënon fundin e krizës së borxhit të Greqisë, që nisi 12 vite më parë dhe që shkaktoi mosmarrëveshje mes Athinës dhe kreditorëve evropianë si dhe rrezikoi në një moment madje që Greqia të dilte nga zona euro.

Si rezultat i përpjekjeve të Greqisë, aftësia e ekonomisë greke për t’u përballur me krizat është përmirësuar ndjeshëm dhe rreziqet e efekteve të përhapura në ekonominë e eurozonës janë zvogëluar ndjeshëm” dhe “mbajtja e Greqisë nën mbikëqyrje të zgjeruar nuk është më e justifikuar, tha Komisioni.

Komisioni arriti në përfundimin se Greqia ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arritur angazhimet që kishte marrë ndaj partnerëve të BE-së, pavarësisht nga “rrethanat sfiduese të shkaktuara nga implikimet ekonomike të valëve të reja të pandemisë, si dhe nga agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës.

“Me këtë zhvillim, së bashku me shlyerjen e parakohshme të kredive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe heqjen e kufizimeve të kapitalit, merr fund pas 12 vjetësh një kapitull i vështirë për kombin tonë” – tha ministri grek i Financave Kristos Staikouras, i cili shtoi se Greqia po i kthehet normalitetit evropian dhe nuk është më rast përjashtimor në eurozonë.

Por edhe pse Greqia është rikthyer në tregjet ndërkombëtare të obligacioneve, vlerësimi i besueshmërisë së vendit për të marrë kredi mbetet nën nivelin e investimeve.

Qeveria greke tha se shpreson të rifitojë nivelin e vlerësimit për investime deri në vitin e ardhshëm.

Show More

Related Articles

Back to top button