Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se më 13 Gusht do të vendoset gurrëthemeli i investimit të ri të një fabrike me teknologji bashkëkohore në Zonën zhvillimore teknologjike industrial në Tetovë. Sipas tij, ky investim 130 milionë euro do të krijojë deri në 900 vende të reja të punës.



