LajmeMaqedoni

Mbrëmë janë shqiptuar 165 sanksione për vozitje të shpejtë në tërë territorin e vendit

Gjatë natës së kaluar, në periudhën prej orës 22:00 deri në orën 03:00, Ministria e Punëve të Brenshme me një radar të pajisur posaçërisht për inçizim në kushte nate, ka zbatuar kontroll të intensifikuar në tërë territorin e shtetit për të sanksionuar mjetet që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast u sanksionuan 165 shoferë.

“Prej tyre, 12 vetura lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Ndërkohë, 115 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet, ndërsa 50 jashtë qytetit”, informojnë nga MPB.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Show More

Related Articles

Back to top button