Moti në Maqedoninë e Veriut sot pritet tê jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale.
Mëngjeset do të jenë të freskëta, ndërsa rritja e temperaturave pritet të bëhet gradualisht gjatë ditës.
Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga veriperëndim.
UV indeksi do të jetë = 8.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 22 deri në 29 gradë
Temperaturat ditore të së shtunës do të jenë dukshëm më të larta dhe në shumë vende do të kalojnë 30 gradë.
Ditën e dielë pritet të ketë paqëndrueshmëri lokale e shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, erëra të forta dhe shtrëngata.