Është arrestuar një person i cili po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm.
U arrestua falë operacionit policor “Perimetri 189”, 21 vjeçari me inicialet E. V., banues në Kamëz, Tiranë.
“21 vjeçari u kap, në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Opel”, në drejtim të Tiranës, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.