LajmeMaqedoni

QMK: Nuk ka zjarre aktive, nëntë të shuara në 24 orët e fundit

Qendra për menaxhim me kriza (QMK) në një Informacion për gjendjen me zjarret gjatë 24 orëve të kaluara, theksoi se zjarri në fshatin Dobraça të Kumanovës, i cili është shkaktuar nga goditja e rrufesë është shuar. Nga zjarri janë djegur rreth 1000 tufa sanë dhe tërshërë, ndërsa është ndërhyrë me një automjet dhe dy zjarrfikës.

Me një automjet dhe tre zjarrfikës nga ora 9:00 deri në ora 10:00 është intervenuar në fshatin Strahojadicë, Komuna e Zelenikovës, ku është djegur bimësi e ulët në sipërfaqe prej 1000 metra katrorë.

“Ka ndërhyrë për shuarjen e mbeturinave të djegura dhe gomave të vjetra të veturave në një lokacion afër ish-deponisë Vardarishte në Komunën Gazi Babë. Në intervenimin e djeshëm, nga ora 11:15 deri në orën 14:40, kanë marrë pjesë një automjet dhe tre zjarrfikës”, njofton QMK.

Me një automjet dhe tre zjarrfikës, dje nga ora 13:45 deri në ora 16:45 kanë intervenuar në shuarjen e vegjetacionit të ulët të djegur në fshatin Gradmanc, Komuna e Petrovecit.

“Në periudhën nga ora 12:48 deri në ora 17:00 në afërsi të fshatit Trojkërsti është intervenuar në shuarjen e shtyllës së djegur nga rrjeti i EVN-së dhe traversave prej druri nga hekurudha Prilep-Manastir. Hekurudhat e Maqedonisë janë njoftuar me sugjerim që të bëhet kontroll në vendin ku ka rënë zjarri për të konstatuar gjendjen e infrastrukturës hekurudhore dhe sigurinë në komunikacion. Në intervenim kanë marrë pjesë dy automjete dhe katër zjarrfikës”, thekson QMK.

Me një automjet dhe tre zjarrfikës, dje nga ora 13:10 deri në orën 13:50 kanë ndërhyrë për shuarjen e barit të thatë të djegur në rr. “8 Marsi” në Ohër.

Djegia e barit të thatë dhe kashtës përgjatë rrugës në fshatin Tearcë është shuar dje nga ora 13:03 deri në orën 16:59. Në intervenim kanë marrë pjesë një automjet dhe tre zjarrfikës.

Me një automjet dhe gjashtë zjarrfikës dje nga ora 13:54 deri në ora 15:40 kanë intervenuar në shuarjen e barit të thatë të djegur përgjatë magjistrales Tetovë – Shkup.

Mbrëmë nga ora 20:20 deri në ora 20:50, tre zjarrfikës me një automjet kanë intervenuar në shuarjen e mbeturinave të djegura në rrugën “Gjorçe Petrov”, afër marketit Tush në Kumanovë.

Show More

Related Articles

Back to top button