Kryetari i Bashkimit Demokratik Për Integrim Ali Ahmeti sot i pranishëm në investimin prej 130 milion eurove në zonën e lirë ekonomike në Tetovë gjegjësisht vendin ku do të prodhohen makinat elektrike E-GO e cila vjen si investim gjerman nga familja Destani deklaroi se Maqedonia e veriut tani më nuk është një shtet ku nuk ka zhvillime teknologjik por Maqedonia e Veriut tha Ahmeti, transmeton Tetova Sot tani më do të hy në listën e vendeve të zhvilluara ku prodhohen edhe makinat elektrike.
Ahmeti falënderoi Filantropin dhe Biznesmenin Lazim Destani për investimin ndërkaq tha se qeveria e udhëhequr edhe nga Bashkimi Demokratik Për integrim do të përkrah dhe mbështes gjithmonë investimet e këtilla e veçanërisht ata që për qëllim kanë ndalimin e migrimit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.