LajmeRajon

Presidenti shqiptar Bajram Begaj nis vizitën e parë zyrtare dyditore në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj më 15 dhe 16 gusht realizon vizitën e parë zyrtare në Kosovë.

Begaj do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit dhe të opozitës në Prishtinë.

Agjenda e vizitës së presidentit shqiptar përfshin takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, takim me komandantin e KFOR-it dhe me ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë.

Show More

Related Articles

Back to top button