Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 164 gjoba për shkelje të rregullave në trafik. Prej tyre: 94 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, shkruan Alsat.
Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se janë shqiptuar dhe 7 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për ngasje të makinës në gjendje të dehur si dhe 6 gjoba të tjera për vozitësit fillestar./Alsat.mk/