LajmeMaqedoni

VMRO: Diplomacia e Maqedonisë ka dështuar, Bullgaria vazhdimisht paraqet kërkesa të reja

Nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një reagimi për media thanë se Vazhdojnë kapitullimet e diplomacisë maqedonase në marrëdhëniet me Bullgarinë, pasi sipas tyre edhe përkundër arritjes së marrëveshjes, Bullgaria vazhdimisht paraqet kërkesa të reja.

“Çdo ditë kërkesa të reja, deklarata të reja që mohojnë identitetin, gjuhën, kulturën dhe historinë maqedonase. Çdo ditë mbërrijnë shuplaka të reja e të reja nga politikanët bullgarë. Përkundër Protokollit të nënshkruar, i cili u shpall një sukses i madh nga Kovaçevski dhe qeveria, siç paralajmëruam, në Bullgari përsëri po përgatiten dokumente dhe kushte të reja. Me gjithë poshtërimet, në marrëveshje me autoritetet bullgare, Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq gënjejnë qytetarët se Bashkimi Evropian po na detyron të bëjmë të njëjtën gjë për realizimin e të gjitha qëllimeve të pandershme. Çdo deklaratë e tillë është vetëm një tjetër gënjeshtër famëkeqe, për të shpëtuar karriera politike dhe për t’i blerë vetes disa ditë të tjera për të qëndruar në pushtet. Synimet e pandershme të kësaj qeverie jopopullore dhe autoriteteve të Bullgarisë janë asimilimi i popullit maqedonas dhe bullgarizimi, dhe ky nuk është evropianizim i vendit. Fajtorët më të mëdhenj për çdo poshtërim të shtetit dhe popullit maqedonas janë Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq. VMRO-DPMNE qëndron fuqishëm në qëndrimin se nuk do të ketë ndryshim të Kushtetutës së Maqedonisë, përkundër të gjitha presioneve nga kriminelët e LSDM-së. LSDM dhe Kovaçevski duhet të inkurajohen dhe të pranojnë mbajtjen e Referendumit për këtë proces me Bullgarinë. Le të mos kenë frikë të dëgjojnë zërin e popullit kundër politikave të tyre tradhtare dhe shkatërruese”, thuhet në reagimin e partisë opozitare.

Ndryshe, kërkesën e Mickoskit që vendi të mbaj referendum, partitë në pushtet e kanë quajtur si të panevojshme dhe si një lëvizje politike të tij, për të aktruar patriotin.

Show More

Related Articles

Back to top button