LajmeMaqedoni

Shaqiri: Nëse kriza energjetike rrezikon mbylljen e institucioneve, shkollat mbyllen të fundit dhe hapen të parat

“Nëse për shkak të krizës energjetike ndodh që disa institucione në Maqedoninë e Veriut duhet të mbyllen, shkollat ​​mbyllen të fundit dhe hapen të parat, sepse mësimi me prezencë fizike është më i mirë dhe jep rezultate”, thotë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Shaqiri tha se kriza energjetike paraqet një sfidë aktuale, mirëpo mësimi me prezencë fizike nuk duhet rrezikuar.

“Rasti me krizën energjetike është një sfidë e madhe, institucionet arsimore duhet të jenë institucionet e fundit që mbyllen nëse ndodh një gjë e tillë dhe nëse një gjë e tillë ndodh me të gjithë, të parat që hapen duhet të jenë institucionet arsimore sepse prezenca e nxënësve në edukim jep rezultatet e tij, mësimdhënia me prezencë fizike është më e mirë dhe nga të gjitha statistikat pamë se çfarë problemesh dhe çfarë ndalimi pati me mësimin online. Me vështirësitë që kemi pasur vitet e fundit në një periudhë disa vjeçare, këto vështirësi me prezencë fizike janë duke u tejkaluar”, tha Shaqiri në një intervistë për Alsat.

Kujtojmë se Maqedonia aktualisht ka shpallur gjendje të krizës energjetike ndërsa institucionet kanë paralajmëruar një dimër të vështirë.

Show More

Related Articles

Back to top button