Lufta kundër ekonomisë gri është pjesë e reformës në financat publike. Me ndryshimet sistematike do të ndërmerren një sërë masash për formalizimin e sektorit joformal, shkruan ministri i Financave, Fatmir Besimi, në kolunmën e tij të fundit. Plani aksional në luftën kundër ekonomisë gri, përfshin të dyja anët e tregut joformal – ofertën dhe kërkesën. Masat stimuluese dhe parandaluese për kalimin në produkte dhe shërbime formale, përmirësimi i efikasitetit të inspektimeve dhe mbikëqyrjes, janë mekanizmat për luftën kundër ekonomisë joformale.
Besimi: Pjesë e reformës janë një sërë masash për të luftuar ekonominë gri
Publikuar 11:52 15 Gusht, 2022
Lufta kundër ekonomisë gri është pjesë e reformës në financat publike. Me ndryshimet sistematike do të ndërmerren një sërë masash për formalizimin e sektorit joformal, shkruan ministri i Financave, Fatmir Besimi, në kolunmën e tij të fundit. Plani aksional në luftën kundër ekonomisë gri, përfshin të dyja anët e tregut joformal – ofertën dhe kërkesën. Masat stimuluese dhe parandaluese për kalimin në produkte dhe shërbime formale, përmirësimi i efikasitetit të inspektimeve dhe mbikëqyrjes, janë mekanizmat për luftën kundër ekonomisë joformale.
“Kur them rritje të bazës tatimore, kjo nënkupton edhe vendosje të subjekteve në të nga pjesa joformale. Aktivitetet e parashikuara në Planin aksional të Ministrisë së Financave, bazohen në përkrahjen dhe stimulimin e formalizimit të aktiviteteve joformale përmes rritjes së përfitimeve nga hyrja në ekonominë formale. Theks i veçantë, i kushtohet edhe përmirësimit të efikasitetit të inspektimeve dhe mbikëqyrjes për të siguruar barazi më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në treg. Masat i referohen edhe modernizimit të proceseve, siç janë e-tregtia, e cila po merr hov dhe po krijon konkurrencë jolojale midis ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si shtytës kryesor i zhvillimit ekonomik. Prioritetet janë: përmirësimi i procesit të matjes, monitorimi dhe detektimi i ekonomisë gri, stimulimi i aktiviteteve për formalizimin e ekonomisë gri, ndërgjegjësimi për ekonominë gri dhe forcimi i moralit tatimor, përforcimi i shërbimeve inspektuese, përmirësimi i rregullativës ligjore dhe zbatimi i masave në pjesën e Drejtorisë Doganore, ku do të përfshihen produktet e-tregtisë”, pohon ministri i Financave.
Besimi, po ashtu, shkruan se nismat që pritet të japin kontribut të rëndësishëm në luftën kundër ekonomisë gri, janë ulja e pagesave me para të gatshme përmes reformave të reja në sistemin e pagesave dhe shërbimeve të pagesave me liberalizimin e qarkullimit të pagesave dhe vendosjen e zgjidhjeve “fintech”, krahas sistemit bankar që nga fillimi i vitit 2023. Këtu pëfshihet vendosja e sistemit të e-faturave dhe e-fiskalizimit nga DAP-i, si dhe sistemi i shënimit dhe monitorimit të të mirave të akcizës “track and trace”, (veçanërisht duhanit dhe pijeve alkoolike) nga Drejtoria Doganore, si dhe proceset e tjera të dixhitalizimit në këto dy institucione.
“Nëse dëshirojmë të kemi vend me infrastrukturë më të mirë, arsim cilësor, me mbrojtje shëndetësore dhe sociale më të mirë, të gjithë duhet të përpiqemi dhe të kontribuojmë. Kalimi nga sektori joformal në atë formal, do të kontribuojë në krijimin e një mjedisi afarist të parashikueshëm dhe stabil, kushte të barabarta pune dhe konkurrencë të mirëfilltë. Gjithashtu, do të mundësojë krijimin e kushteve për konkurrencë të barabartë mes bizneseve, përforcimin e moralit tatimor, si dhe rritjen e prodhimit të brendshëm bruto”, theksoi Besimi.