LajmeSport

Dalin pamjet e reja nga acarimi mes Mbappes dhe Neymarit se kush duhej ta gjuante penalltinë

Paris Saint-Germain arriti dy fitore nga dy në Ligue 1 të shtunën në mbrëmje.

Pasi shkatërroi Clermont 5-0 në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit 2022/23, kampionët e Francës mundën Montpellier 5-2 në “Parc de Princes”.

Neymar ishte heroi i mbrëmjes për skuadrën e Christophe Galtier, braziliani që shënoi dy gola të tjerë.

Ish-lojtari i Barcelonës ka rifituar një formë të mirë, e cila do të shqetësojë kombëtaret e tjera të futbollit ndërsa i afrohemi Kupës së Botës “Katari 2022”.

Goli i parë i Neymar në mbrëmje ishte një penallti e realizuar në minutën e 43-të dhe ishte edhe më shumë provë se ai është një nga më të mirët nga 11 metra.

Megjithatë, pati një element polemikash rreth goditjes nga pika e bardhë.

Njëzet minuta para se Neymar të mposhtte Jonas Omlin në portën e Montpellier, Kylian Mbappe humbi një penallti ndërsa rezultati ishte 0-0.

Por, pavarësisht faktit se ai kishte dështuar në herën e parë të përpjekjes, Mbappe kërkoi që t’i jepej një mundësi e dytë.

Janë shfaqur pamjet e reja të sagës së fundit në PSG dhe duhet të shqetësojnë vërtet ata që janë në pushtet në klub.

Mbappe gjithashtu u përplas me Lionel Messin ndërsa po shkonte te Neymar për të bërë kërkesën e tij, diçka për të cilën shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk dukej shumë i kënaqur.

Marrëdhënia mes francezit dhe Neymar thuhet se është prishur në mënyrë dramatike kohët e fundit, gjë që mund të shkaktojë probleme të mëdha për Galtier. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button