LajmeSport

“Chelsea do të jetë gjithmonë në zemrën time”, Rudiger konfirmon largimin

Mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger ka konfirmuar largimin nga Chelsea në fund të sezonit aktual.

Rudiger ka fituar trofe evropian dhe vendor me fanellën e Bluve, ndërsa do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Është vet gjermani, i cili me anë të një interviste të gjatë ka konfirmuar që do të largohet, edhe pse sipas tij nuk i pëlqejnë lamtumirat.

“Chelsea do të jetë gjithmonë në zemrën time. Londra do të jetë gjithmonë shtëpia ime”.

“Kam një FA Cup, Ligë të Evropës dhe një medalje të Ligës së Kampionëve. Dhe sigurisht, kam qindra kujtime që do të mbeten me mua përgjithmonë”.

“Po largohem nga ky klub me zemër të rëndë. Për mua ka qenë gjithçka”, ka thënë Rudiger ndër tjerash.

Ndryshe, Rudiger thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin, ku pritet të transferohet si lojtar i lirë.

Show More

Related Articles

Back to top button