LajmeMaqedoni

Blerja dhe shitja e produkteve bujqësore shënon rritje në Maqedoninë e Veriut

Blerja dhe shitja e produkteve bujqësore në tremujorin e dytë të vitit 2022 është 3.369.003.000 denarë, që paraqet rritje prej 29,7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas Byrosë Shtetërore të Statistikave, rritje prej 19,5 për qind është shënuar në blerjen e produkteve bujqësore nga prodhuesit individualë dhe rritje prej 39,2 për qind në shitjen e produkteve bujqësore të prodhimit vetanak.

Rritje është vërejtur në të gjitha produktet, përveç bimëve industriale, frutave, produkteve të qumështit, peshkut dhe produkteve të tjera bujqësore.

Show More

Related Articles

Back to top button