LajmeRajon

Albin Kurti: Nëse Perëndimi e lejon lojën e Serbisë, vazhdojnë tensionet

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka dhënë një intervistë për Financial Times.

Ai ka theksuar se nëse Perëndimi e lejon lojën e Serbisë, vazhdojnë tensionet

“Ne kemi nevojë për ndihmën e aleatëve dhe partnerëve tanë – Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe të tjerëve – për të na ndihmuar me mosnjohësit”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti për Financial Times.

Kjo deklaratë e Kurtit ka ardhur në prag të takimit që ai do ta zhvilloj me presidentin serb Aleksandar Vuçiq këtë javë në Bruksel.

Kurti tha se çdo rezolutë duhet të përqendrohet në njohjen reciproke.

Ndryshe, nga Bashkimi Evropian kanë kërkuar që “të dyja palët t’u japin fund menjëherë armiqësive të ndërsjella dhe deklaratave të rrezikshme dhe të veprojnë me përgjegjësi” përpara takimit Kurti – Vuçiq këtë javë.

Show More

Related Articles

Back to top button