LajmeRajon

Ambasadorja e BE-së: Muajt e ardhshëm, thelbësorë për perspektivën evropiane të Shqipërisë

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann është takuar këtë të hënë me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim.

Në mesazh e saj, Hohamann thotë se pas çeljes së negociatave, muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë për perspektivën evropiane të vendit.

Pak javë pasi ka mbërritur në Shqipëri, Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Christiane Hohmann është takuar me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hohmann shkruan se SHBA dhe BE do të punojnë së bashku për rrugëtimin e Shqipërinë në familjen evropiane.

“Si një partnere e rëndësishme në Shqipëri, mezi pres të punojmë së bashku për të mbështetur vendin në rrugën drejt BE-së. Pas mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare, muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë për perspektivën evropiane të Shqipërisë”, tha Christiane Hohmann ambasadore e BE në Shqipëri.

Pas takimit, edhe ambasadorja Yuri Kim reagoi në rrjetet sociale duke thëne se SHBA mirëpret të punojë me BE për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.

“Shtetet e Bashkuara janë të gëzuara që negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian kanë nisur zyrtarisht. Ne mirëpresim që të punojmë ngushtë me ekipin e BE për të mbështetur përpjekjet e popullit dhe qeverisë shqiptare, përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”, u shpreh ambasadorja e SHBA. /Eutonews Albania/

Show More

Related Articles

Back to top button