Interi ka shitur Cesare Casadei tek skuadra e Chelsea për 15 milionë euro që bashkë me bonuse mund të çojnë 20 milionë në arkat e klubit ziklatër.
Është arritur marrëveshja përfundimtare mes klubeve dhe të enjten pritet që mesfushori i talentuar të firmosë për 6 vite me “blutë” e Londrës.
Me paratë e arkëtuara nga ky transferim, Interi mund të blejë Akanji për të plotësuar organikën për sezonin e ri.
Merkatoja në dalje ka qenë e frytshme për zikaltërit, që pas largimit të Pinamontit (u shit për 20 milionë) fitojnë të tjera para. Ndoshta Skriniar dhe Dumfries do të qëndrojnë edhe këtë sezon në Milano. / Oversport.tv/



