Ministria e Arsimit dhe Shkencës investon në sistemin arsimor përmes përmirësimit të kushteve ku zhvillohet mësimi, trajnimi i kuadrit të mësimdhënëve dhe programeve mësimore cilësore . Infrastruktura e mirë arsimore drejtpërdrejt ndikon në motivimin si të sikurse te mësimdhënësit poashtu edhe tek nxënësit si dhe mundëson arritjen e rezultateve më të mira.
Në SHFK Përparimi në f. Çegran, komuna e Gostivarit, është bërë ndrimi i dritareve, dyshemeve, objekteve sanitare dhe kulmit, ku janë investuar gjithsej 27,7 milionë denarë. Për momentin është duke u realizuar fasada termoizoluese, për të cilën janë planifikuar afërsisht 19 milionë miljonë Prandaj objekti do të jetë plotësisht efikas në energji.
Buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës synon politikat zhvillimore për ndërtimin e sistemit arsimor që u mundëson nxënësve të rriten në të rinj me njohuri dhe mendim kritik, duke arritur potencialin e tyre të plotë.