Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës, sipas të dhënave të censusit të fundit, ka llogaritur se përqindja e shqiptarëve të punësuar në nivel shtetëror duhet të rritet nga 24.3% në 31.5%.
Sipas të dhënave të publikuara nga SDK.mk, shifra prej 31,54% është arritur duke i shtuar përllogaritjes shifrat nga popullsia jorezidente nga regjistrimi i fundit plus 2% nga 7% e regjistrimit administrativ.
Admirim Aliti është ministër që nga janari i këtij viti, kur partia e tij Alternativa hyri në koalicion qeverisës.
Ligji për të punësuarit në sektorin publik, i cili filloi të zbatohet në vitin 2015, parashikon një mekanizëm për shpërndarjen e punësimeve të reja me përfaqësim adekuat dhe të drejtë të pjesëtarëve të komuniteteve, në nivel të secilit prej institucioneve në sektorin publik, bazuar në nevojat e vetë institucioneve të shprehura përmes Planeve Vjetore të Punësimit.
Shpërndarja e punësimeve të reja bëhet në mënyrë elektronike përmes veglës së internetit të MIOA, të quajtur Balancues. Versioni i fundit i balancuesit filloi me funksionim nga sot./tv21/