Arafat Muaremi tërhiqet nga posti ushtrues i detyrës, Drejtori i Policisë Financiare. Lajmin për Alsat e konfirmoi vet Muaremi.
Këtë hap ai e mori pas pezullimit nga puna të shefes së Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar Villma Ruskoska lidhur me bastisjen në zyrën e Policisë Financiare.
Masë disiplinore ka edhe ndaj prokuroreve të tjera të cilat ishin përfshirë në këtë rast. “Këtë vendim e mora me qëllim që në opinion të mos eksitojnë as dyshimi më i vogël për integritetin, paanshmërinë dhe pavarësinë e procedurës e cila duhet të udhëhiqet edhe më tej në Prokurorinë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar”, thekson Muaremi.
Sipas tij vendimi i sotëm i Joveskit jep mesazh të qartë se ligjet duhet t’i respektojnë të gjithë dhe se keqpërdorimi i funksioneve për qëllime personale janë të palejueshme.